Pas befasisë në ndeshjen e parë ku u mposht me rezultat minimal, Arsenali ka shënuar fitore 3-0 kundër Bate Borisov dhe ka kaluar në raundin e 16 më të mirave në Europa Ligë.


Granit Xhaka shkëlqeu në këtë ndeshje, pasi dha dy asiste në dy golat e vetëm të ‘Topçinjëve’ sepse një u shënua nga skuadra mysafire.

Fundi i ndeshjes ishte tensionues, kur sulmuesi i mysafirëve Bojan Dubajic bëri një ndërhyrje ndaj Nacho Monreal.

Për këtë reagoi lojtari më i mirë i kësaj ndeshje Xhaka, i cili u kacafyt fizikisht me Dubajic, i cili ka prejardhje serbe.

Ndoshta edhe kjo e shtyu mesfushorin e Arsenalit të përballej fizikisht me të, kacafytjen që mund ta shihni më poshtë. Shihni videon më poshtë:


Kujtojmë se Granit Xhaka në Kampionatin Botëror të vitit të kaluar shënoi një super gol ndaj Serbisë dhe festoi me simbolet e shqiponjës, çka irritoi tejmase serbët.

Previous Next