Kur dy gjigantë të Premierligës, si Manchester Unitedi e Liverpooli, ndeshen me njëri-tjetrin, gjëja e fundit që mund ta dëshirosh është një fushë e keqe, që nuk e lejon rrjedhën normale të lojës.
Për fat të mirë, stafi që e mirëmban fushën në “Old Trafford” e ka gjetur zgjidhjen, paksa të çuditshme, për t’u siguruar që fusha në stadiumin e tyre të jetë në kushte të përsosura për ndeshjen e sotme me Liverpoolin, transmeton Gazeta Express.
Për pesë vjetët e fundit, fusha në stadiumin e “Djajve të kuq” është spërkatur me një përzierje me hudhra, pasi që kjo ndihmon në luftën kundër parazitëve që i shkatërrojnë rrënjët e barit në stadium.
Kjo taktikë i ka funksionuar mjaft mirë skuadrës angleze, pasi që fusha në “Old Trafford” është shndërruar nga një fushë mjaft e dobët në një nga më të mirat në Evropë. Megjithatë, Manchester Unitedi nuk është i vetmi klub në Premierligë që e përdor këtë teknikë.
Pasi që fusha spërkatet me hudhra të paktën një ditë para se të zhvillohet ndeshja, aroma e pakëndshme nuk vërehet më në stadium.
Liverpooli do t’i shkojë mysafir sot Manchester Unitedit, për ndeshjen e cila do të zhvillohet në orën 15:05. Kjo ndeshje do të jetë derbi i javës dhe që të klubet dëshirojnë ta dëshmojnë veten kundër rivalit më të madh.