Skuadra e Reims sot ka shënuar fitore të madhe në udhëtim ndaj Montpeiller me rezultatin 2-4. Futbollisti i Reims dhe Përfaqësueses së Kosovës, Arbër Zeneli shkëlqeu sot në këtë sfidë – duke shënuar gol dhe duke asistuar. Zeneli asistoi në golin e parë të Reims dhe shënoi golin e dytë në minutën e 47’të. Arbër Zeneli u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes, pasi u vlerësua me notën 8.6 për paraqitjen e tij në këtë ballafaqim. Më poshtë keni notat e lojtarëve dhe golat e ndeshjes.