Në ndeshjen Kosovë – Bullgari, “Dardanët” dominuan në të gjitha aspektet e lojës.
Në bazë të statistikave në lidhje me ndeshjen e zhvillluar mbrëmë Kosova pati posedimin e topit dhe gjuajtjet në drejtim të portës së mysafirëve.
Sipas statistikave, Kosova pati 62% të posedimit të topit kundrejt 38% sa pati Bullgaria.
Ndërsa gjuajtjet drejt portës ishin 12-4.
Një detaj interesant është numri i pasimeve, ku prijnë mbrojtësit e Kosovës.
Amir Rrahmani pati 89 pasime dhe Fidan Aliti 78, të cilët edhe kryesojnë listën e pasimeve.
Pas tyre Hekuran Kryeziu pati 40 pasime ndërsa Mërgim Vojvoda 39.
Është interesante të theksohet që portieri Arijanet Muric, pati pasime më shumë se 10 futbollistë të Bullgarisë.