Një pronar fermash multi-milioner ka premtuar 278,744.36 Euro si dhe pasurinë e tij të plotë-për njeriun që martohet me vajzën e tij 26 vjeçare.

Arnon Rodthong, 58 vjeç, i cili zotëron një fermë të begatë të frutave në provincën Chuphon, të Tajlandës jugore, ka marrë çështjen e së ardhmes e së bijës së tij Karnista në duart e veta.


Në ofertën e tij të çuditshme, Rodthong nxjerr në pah se vajza e tij, që e ndihmon të drejtojë biznesin familjar, flet gjuhën angleze dhe kineze rrjedhimisht dhe është e virgjër, transmeton Indeksonline.

Në disa pjesë të Tajlandës, zakonet diktojnë që një njeri duhet të paguajë shumë për gruan, por që babai i kësaj vajze vendosi ta lirojë atë nga kjo përgjegjësi.

Madje duke i lënë shumë pasuri. Rodthong thotë se nuk ka kufizime për kombësinë e burrit , apo të suksesit të tij vetëm se ai duhet ta bëjë Karsnistën të lumtur.

“Dua dikë që kujdeset për biznesin tim dhe e bën atë të zgjasë. Nuk dua dikë me diplomë. Dua një njeri të zoti, që punon shumë për të arritur në jetë”, ka thënë ai.

Previous Next