Barcelona po mendon të heqë dorë nga dy futbollistët brazilianë, Philippe Coutinho dhe Malcom për të siguruar paratë që duhen për të blerë “yllin” e Manchester United, Marcos Rashford. Duke ndjekur situatën në kampin e “Djajve të Kuq”, ku bisedimet për rinovimin e kontratës me sulmuesin e talentuar anglez kanë ngecur, drejtuesit e Barçës kërkojnë të përfitojnë.


Rashford vlerësohet rreth 100 milionë paundë dhe te Barcelona janë të gatshëm të ofrojnë një nga lojtarët dhe para për të bindur drejtuesit e United, ndoshta edhe të dy.

Malcom dhe Coutinho u blenë vitin e kaluar (ish-mesfushori i Liverpoolit në janar) për shumë totale 180 milionë euro, por vlera e tyre ka rënë ndjeshëm.

Sigurisht që nëse Manchester United pranon ta shkëmbejë Rashfordin me Coutinhon, shumë e parave që do të përftojë do të shumë e vogël krahasuar me vlerën monetare që duhet të shtojë Barcelona nëse pjesë e marrëveshjes bëhet Malcom.


Previous Next