Barcelona nuk e pati aspak të lehtë të merrte tri pikë në përballjen me Espanyol.
Derbi lokal i Barcelonës është mbyllur me rezultatin minimal 1:0, edhe pse dominimi ishte i madh nga ana e Barcelonës.
Me një mbrojtje shumë të ngjeshur të skuadrës së Espanyol, ishte thuajse e pamundur të zbuloheshin hapësira në sulmet e katalanëve.
Por, si gjithmonë, kur kampionët e Spanjës janë në vështirësi, në skenë shfaqet Lionel Messi, shkruan lajmi.net.
Super argjentinasi realizoi një gol të bukur nga gjuajtja e lirë, kur po luhej minuta e 71’ e takimit, për të zhbllokuar rezultatin.
Për të vulosur fitoren e Barcelonës, Messi shënoi edhe njëherë tjetër, në minutën e 88’, pas asistimit të Malcom.
Barca me këtë fitore tashmë është edhe më e qetë në krye të tabelës në La Liga.