Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone ka folur edhe për festimin e golit të tretë të Cristiano Ronaldos.

Ronaldo festoi ngjashëm sikurse Simeone në ndeshjen e parë – duke ngjallur kështu një temë të nxehtë.

Simeone beson se Ronaldo e ka parë atë se si ka festuar në ndeshjen e parë dhe tani e ka imituar.


“Cristiano Ronaldo është më i miri në botë, ai mund të vendosë në netët e mëdha”, tha Simeone.

“Ai mesiguri ka parë festimin tim në Wanda Metropolitano dhe, si unë edhe ai ka treguar karakterin e tij “, përfundoi tekniku.

Vlen të theksohet se Atletico Madrid ka pësuar disfatë nga Juventusi me rezultatin 3-0, për t’u eliminuar nga Liga e Kampionëve, pas rezultatit të përgjithshëm 3-2.



Previous Next