Samir Ujkani ka zbuluar se ka pasur një bashkëbisedim me kapitenin Kasper Schmeichel, para ndeshjes Kosovë – Danimarkë.
Kosova dhe Danimarka kanë luajtur 2:2 në ‘Fadil Vokrri’, në miqësoren që solli lojë të bukur, katër gola dhe shumë emocione.
Ujkani, që ndaj Danimarkës u paraqit në pjesën e dytë, ka zbuluar se çfarë ka folur me Schmeichel para ndeshjes, portierin e Leicester City.
Kapiteni i Danimarkës, i ka thënë Ujkanit se Kosova ka shumë talentë, dhe janë të informuar mirë për lojën që bëjnë.
“Para ndeshjes kam folur me kapitenin e tyre (Kasper Schmeichel), të cilin e kam shok dhe më tha edhe ai se e dimë se çfarë talenta keni dhe çfarë lojë bëni, nuk jemi ardhur këtu për pushime”, ka thënë Ujkani.