Pas gati dy dekadash dueli derbi më i madhi në vendin tonë do të rikthehet për tu zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” të kryeqytetit, raporton ekskluzivisht Gazetasheshi.com.

Lajmin ekskluziv për Gazetasheshi.com e ka konfirmuar drejtori gjeneral i SC Gjilanit, Sevdail Robelli, i cili ka paraqitur sot (e premte) kërkesën në Federatën e Futbollit të Kosovës që derbi ndërmjet Gjilanit dhe Dritës i vlefshëm për javën e 26-të të Ipko Superligës të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” të kryeqytetit.


“Po, është e vërtetë që kemi bërë kërkesë në Federatën e Futbollit të Kosovës për ta luajtur derbin ne stadiumin Fadil Vokrri. Arsyet janë të shumta duke filluar nga kushtet e vështira për ta organizuar ndeshjen në Gjilan, pasi që stadiumi është në rinovim e sipër dhe kemi vështirësi të madh. Çështja e sigurisë është një faktor tjetër për të cilën kemi menduar që më mirë do jetë për ta zhvilluar derbin në Prishtinë. Kemi mbetur ta dërgojmë kërkesën edhe në Policinë e Kosovës për të kërkuar sigurinë për këtë ndeshje”, deklaroi Robelli.

Më tej ai shtoi se më së largu deri të hënën pritet të mësohet përgjigjja zyrtare, nëse derbi do të luhet në Prishtinë.

“Ende nuk është asgjë e sigurtë, ne tashmë kemi bërë kërkesën tonë dhe më së largu të hënën do të njoftohemi me përgjigje”, potencoi ndër të tjerash Robelli.

Kujtojmë që hera e fundit që këto dy skuadra kishin luajtur jashtë qytetit të Gjilanit isht viti 2001 në finalen e Kupës së Kosovë. Atë kohë fitonte Drita 6-7 pas ekzekutimit të penaltive, pasi që koha e rregullt kishte përfunduar 1-1.


Previous Next