Luis Figo është rikthyer të flas për karrierën e tij.

Ish fituesi i Topit të Artë, është në mesin e pak lojtarëve që nga Barcelona është transferuar te Real Madrid.

Figo duke e komentuar këtë vendim, ka sqaruar edhe arsyet që e detyruan të transferohet te Real Madrid.


“Kalimi në Madrid ishte një ndryshim për t’u përmirësuar në të gjitha aspektet, ekonomike, prestigj dhe tituj”, ka deklaruar Figo, përcjell ‘lajmi.net’.

Transferimi i Figos te Real Madrid kishte ndodhur në vitin 2000, dhe nga atëherë, 46 vjeçari konsiderohet një ‘tradhtar’ në syrin e tifozëve të Barcelonës.

Previous Next