Kosova sonte do të jetë nikoqire e kombëtares daneze në kuadër të një ndeshje miqësore. Përfaqësuesja kosovare do të luajë kundër Danimarkës në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, me fillim nha ora 19:00.Bernard Challendes nuk do ta ketë në dispozicion për këtë ndeshje Hekuran Kryeziun, i cili ka pësuar një lëndim në kampionatin zviceran, por nuk dihet nëse do të luajë edhe Benjamin Kollolli, i cili ka stërvitur ndaras grupit të lojtarëve.


Trajneri zviceran gjatë konferencës për shtyp ka deklaruar se Kryeziu mund të zëvendësohet nga Ferhat Hasani, por edhe mund të eksperimentojë me ndonjë lojtar tjetër gjersa në rast se mungon Kololli, atëherë në vend të tij do të luajë Leart Paçarada.

Në anën tjetër, Age Hareide i ka të gatshëm të gjithë lojtarët, por që mund t’i kursej disa prej yjeve pasi të hënën do të luajnë kundër Zvicrës për kualifikimet e kampionatit evropian të vitit 2020.Në fakt, mbrojtësi i krahut të majtë shqiptar, i cili paraqitet për danezët, Riza Durmishi nuk është ftuar pasi që nuk ka shumë paraqitje në skuadrën e Lazios.

Theksojmë se edhe Kosova do të nis kampanjën Euro 2020 gjatë ditës së hënë, ku do të jetë nikoqir i Bullgarisë, me fillim në ora 20:45.

Formacionet e mundshme të ndeshjes Kosovë – Danimarkë:

Kosova: A.Murici, Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Paçarada, Hasani, Shala, Rashica, Celina, Zeneli dhe V.Muriqi.

Danimarka: Schmeichel, Daisgaard, Kjaer, Jorgensen, Larsen, Schone, Delaney, Poulsen, Eriksen, Sisto dhe Braithwaite.


Previous Next