Danimarka ka arritur të marrë një pikë të artë në Bazel kundër Zvicrës.

Përballja mes Zvicrës dhe Danimarkës e zhvilluar në Bazel e vlefshme për kualifikimet për Euro 2020, ka sjellë një fund dramatik duke përfunduar 3:3, me mysafirët që arritën të marrin një pikë edhe pse po humbnin 3:0.


Remo Freuler në minutën e 19’, hapi serinë e golave, kur shënoi për 1:0.Granit Xhaka në minutën e 66’ me një gol të bukur dyfishoi epërsinë, për 2:0, ndërsa Breel Embolo në minutën e 76’, shënoi për 3:0.

Kur u mendua se Zvicra siguroi tre pikët, nga ‘gjumi’ u zgjuan lojtarët e Danimarkës, që shënuan tre gola për të barazuar rezultatin në 3:3.

Mathias Joergensen, në minutën e 84’ realizoi për 3:1, ndërsa në minutën e 88′, Christian Gytkjaer arriti të shënonte për 3:2.

Golin e barazimit e shënoi Henrik Dalsgaard, në minutën e 90’ të takimit.

Previous Next