Gareth Bale ka bërë një tjetër veprim skandaloz te Real Madridi.

Real Madrid u mposht në fundjavë nga Barcelona në kuadër të La Liga-së.

Madrilenët pësuan humbje ndaj katalonasëve në javën e kaluar edhe në kuadër të Kupës së Mbretit, duke u eliminuar kështu nga gara.


Gareth Bale u zëvendësua të shtunën në minutën e 61’, gjersa ishte vërshëllyer nga tifozët e Real Madridit për perfomancën e dobët.

Uellsiani nuk qëndroi më gjatë në Bernabeu, duke u largua nga stadiumi ende pa përfunduar ndeshja.

Bale ishte d*ënuar për një veprim të tillë, andaj me gjasë, Real Madrid do ta d*ënojë atë përsëri.

Previous Next