Pyetja e drejtoreshës së informacionit në Ora News, Beti Njuma, për një sondazh të gazetarit Berat Buzhala për besueshmërinë që kanë ndaj presidentit Thaçi nuk i pëlqeu këtij të fundit, e Thaçi në atë moment ndërpreu intervistën e cila ishte përgatitur ditë më parë.


Kjo ndodhi në momentin kur presidenti Thaçi do të pyetej për rezultatin e sondazhit që ka bërë Berat Buzhala se “Cilit i besoni më shumë që punon për interesin e Kosovës, Ramush Haradinaj apo Hashim Thaçi”

Sondazhi i publikuar në Facebook, tregonte se 82% ishin pro kryeministrit Haradinaj dhe vetëm 18 % pro Thaçit.

Beti Njuma donte ta pyeste “Përse ishte ky perceptim i publikut?”

Mësohet se në këtë moment presidenti Thaçi, ka ndërprerë intervistën dhe është larguar.

Intervista mes drejtores së informacionit të RTV Ora News dhe presidentit Hashim Thaçi ishte e programuar ditë më parë.


Previous Next