Më ofendojnë mua dhe bashkëshortin tim, i thonë pedofil, gjysh, plakë dhe mua budallaqe.
Kështu tregon një 19 vjeçare me emrin Samantha Simpson, e cila ra në dashuri me një 62 vjeçar dhe ka një jetë të lumtur me të por vetëm brenda mureve të shtëpisë.
Ata u njohën kur Samantha ishte 18 vjeçe përmes miqve. Pas disa muaj biseda me njëri-tjetrin dhe takime, ranë në dashuri me njëri-tjetrin. Por familja nuk e pranoi lidhjen e tyre dhe i thanë ose të qëndronte me ta ose të ikte me dashurinë e saj.