Ka përfunduar ndeshja në mes të Holandës dhe Gjermanisë.
Gjermania ka arritur që t’i marrë tri pikë në një përballje tejet dramatike në kuadër të Grupit C.
Gjermanët fituan 3 me 2 ndaj Tulipanëve në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin ‘Johan Cruijff Arena’
Gjermanët e filluan ndeshjen më mirë, duke kaluar në epërsi me anë të Leroy Sane në minutën e 15’.
Epërsinë për Gjermaninë e dyfishoi Serge Gnabry (34’), ku me këtë rezultat edhe u mbyll pjesa e parë.
Holanda u këndell në pjesën e dytë, duke arritur ta ngushtoi epërsinë me anë të Matthijs De Ligt (48’).
Tulipanët arritën ta barazonin rezultatin me anë të Memphis Depayt, që realizoi në minutën e 63’-të.
Por, gjermanët nuk u ndalën me kaq, pasi Nico Schulz arriti ta rikthente epërsinë (90’).
Në Grupin C, Irlanda e Veriut është lidere me gjashtë pikë, e ndjekur nga Gjermania me tre aq sa ka edhe Holanda në vendin e tretë, ndërsa Estonia dhe Bjellorusia janë pa pikë.