Dy klubet nga qyteti i Milanos kanë vendosur t’i japin lamtumirën San Siros.

Tani është thuajse gjithçka gati, me klubet e Interit dhe Milanit që kanë gjetur gjuhën e përbashkët për t’u paraqitur me një projekt të ri në Komunën e Milanos, në lidhje me ndërtimin e një stadiumi të ri.


Stadiumi që do të jetë në bashkëpronësi të të dy skuadrave, do të fillojë të ndërtohet në zonën e parkimit të stadiumit aktual dhe në rastin më optimist, pritet të përfundojë në mes të sezonit 2022-2023.

“Jemi duke punuar për këtë ide në bashkëpunim të plotë me Milanin, duke pasur parasysh që stadiumet janë esenciale në procesin e rritjes së klubeve”. “Kemi ende disa detaje të vogla për të punuar, por kohët janë pjekur dhe së shpejti do t’i çojmë Komunës një propozim konkret, për të ndërtuar një stadium të denjë për qytetin e Milanos dhe vetë dy skuadrat”, tha drejtori menaxhues i Interit, Aalessandro Antonello.

Stadiumi aktual do të qëndrojë deri në momentin që të përfundojë i riu dhe më pas do të shembet.


Previous Next