Trajneri ri i skuadrës së Grasshopersit Tomislav Stipiç, ka marr një vendim duke përjashtuar mbrojtësin shqiptar Arlind Ajeti, dhe do të ndërpresë shumë shpejt kontratën me të.

Ky vendim i trajnerit Stipiç ka prekur edhe dy shqiptarë të tjerë, Shani Tarashaj dhe Mersim Asllani.


Ai i kishte vetëm dy ndeshje si trajner para se të fillonin ndeshjet e kombëtareve, ku përgjatë kësaj pauze, ka punuar me skuadrën, dhe ka marrë disa vendime drastike.

Nga ky vendim janë prekur edhe emra të tjerë të njohur si Raphael Holzhauser, Nikola Gjorgjev dhe Julien Ngoy.Shumica prej këtyre lojtarëve ishin me kombëtaret e tyre në grumbullime.

Ata do të jenë vetëm në ekipin e dytë, pasi mesa duket nuk kanë përmbushur pritshmëritë e trajnerit. “Jo, nuk ka kthim mbrapa”, deklaroi trajneri për të larguarit, duke bërë të qartë se karriera e tyre te Grasshopers ishte e mbyllur.

Një vendim drastik i marrë nga trajneri, i vendosur vetëm pak javë në krye të skuadrës zvicerane, i cili nuk ka më në planet e tij qendëmbrojtësin e përfaqësueses tonë, por njëkohësisht edhe dy shqiptar të tjerë, Shani Tarashaj dhe Mersim Asllani.

Deri në fund të sezonit nuk do të luajnë më me Grasshopper as Julien Ngoi, Nikola Gjeorgjek dhe Rafael Holzhauser, të cilët do të mund të aktivizohen me ekipin e dytë, ndërsa në verë pritet të largohen përfundimisht nga skuadra.

Vendimi për përjashtimin e lojtarëve është marrë gjatë fazës përgatitore, e zhvilluar në liqenin Garden, aty ku u vu re mungesa e lojtarëve. Grasshopper ka bërë një sezon jo të mirë, teksa aktualisht ndodhet në vend të fundit në kampionatin zviceran dhe lufton për mbijetesë.


Për gazetën prestigjioze zvicerane, “Blick” trajneri Stipiç është shprehur: “Ata nuk ishin me ne në Itali. Nuk janë më në ekip”, ka deklaruar shkurtimisht, duke mos dhënë shpjegime rreth përjashtimit të lojtarëve.

Previous Next