Danimarka erdhi për t’u stërvitur në Kosovë, por ndeshja miqësore doli të jetë një stërvitje mjaftë e vështirë për ta sepse në stadiumin “Fadil Vokrri”, Dardanët ishin duke fituar 2-1 deri në minutën e fundit, para se Pierre-Emile Hoejbjerg të shënojë për 2-2 në minutën e 91’.


Pas ndeshjes trajneri i Danimarkës, Age Hareide pohoi se kjo ishte një ndeshje mjaft e vështirë dhe se nuk e kishte pritur një gjë të tillë.

“Mendoj që ishte një lloj thirrje zgjimi për të tërë neve, sepse nuk bën të dalim në fushë të pa përgatitur 100% për ndeshjen. Mirëpo mirë që kjo na ndodhi sonte, e jo në ndonjë ndeshje kualifikuese. E mira e së mirës është që lojtarët nuk deshën të humbim këtë ndeshje dhe ashtu ndodhi arritën ta barazonin rezultatin”, u shpreh trajneri i Danimarkës.

“Dua të them përsëri se ka qenë një ndeshje e mirë stërvitore. Kam thënë edhe dje, që Kosova ka lojtarë të mirë, ka luajtur mirë në të gjitha pozicionet. Në Evropë nuk duhet të lejohet një gjë e tillë. Kemi pranuar 2 gola sa kemi pranuar tërë vitin e kaluar. Edhe njëherë dua të them se Kosova ka luajtur mjaftë mirë sonte”, shtoi ai.


Previous Next