kryeparlamentari Kadri Veseli, ka thënë sot në Mitrovicë se çdo Qeveri që rrezikon raportet me SHBA-në dhe bazën e Bondsteel-it në Kosovë mund të bjerë.

Ai tha se ai është tërhequr nga debati për raportet e Kosovës me SHBA-në , pasi sipas tij, është e turpshme se si po trajtohen qytetarët e vendit.


“Të gjitha Qeveritë mund të ecin e Bondsteeli jo. Asnjë Qeveri nuk mund të rrezikojë raportet e shenjta me SHBA-në . Ju e keni vërejt që unë jam tërheqë nga ky debat dhe po më vjen turp se si po e trajtojnë qytetarin tonë. Nuk bën kështu kemi obligime. Kushtetuta është dhe ligjet janë. Qytetarët e Kosovës dhe institucionet e mbrojnë sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës”, deklaroi Veseli, pas hapjes së qendrës së inovacionit dhe ndërmarrësisë në Mitrovicë.

Kadri Veseli tha se Serbisë do t’i përgjigjemi ashtu si e meriton dhe se politikanët e kanë për detyrë mbrojtjen e Kosovës .

“Serbisë do t’i përgjigjemi ashtu si e meriton. Si me tarifë ashtu edhe me
reciprocitet . Nuk duhet me marrë këtë pjesë si sherr të vetvetes se e kanë tepruar disa duke e marrë si individuale . Nuk mundet askush vetë me mbrojtur Kosovën . Ju kujtohet kur i pata thënë Avdullahut që me na lënë edhe neve me i ndihmuar që ta mbrojmë Kosovën. Edhe këta tjerët, njësoj duhet ta dijnë që më së miri se Kosova mbrohet nga të gjithë bashkërisht. Ne politikanët e kemi përgjegjësi që të ju përgjigjemi qytetarëve, Kushtetutës dhe ligjeve të cilat janë në fuqi. I shenjtë është sovraniteti i Kosovës”, tha Veseli.


Previous Next