Liverpooli e çon në shtëpi Bayern Munihun, sikur edhe Barcelona Lyonin! Bayerni pësoi humbje në “Allianz Arena” në Munih me 1:3 nga Liverpooli, kurse Barcelona fitoi me 5:1 ndaj Lyonit, në takimin e luajtur në “Camp Nou”, në kuadër të ndeshjes së kthimit të tetës së finales.


Ndeshjet e para si në “Anfiled” po ashtu edhe në Lyon kishin përfunduar pa gola (0:0).

Në çerekfinalen e Champions League janë kualifikuar Barcelona (Spanjë), Liverpooli, Manchester City, Tottenham, Manchester Utd (Angli), Juventusi (Itali), Ajaxi (Holandë) e Porto (Portugali). Në çerekfinale të Champions League është edhe një shqiptar! Është fjala për yllin nga Kosova, Xherdan Shaqiri, anëtar i kombëtares së Zvicrës dhe i Liverpoolit. Ai me shokë në festë, për faktin se rrëzuan Bayernin! Bavarezët dëshpëruan, kurse trajneri i Liverpoolit Jurgen Klopp ashtu si di ai edhe veprojë me filozofinë e tij, duke ndëshkuar kampionin gjerman.

Në minutën e 26-të, futbollisti Sadio Mane shënon për Liverpoolin, kurse Matip shënon autogol dhe 1:1, gëzim i madh për bavarezët pikërisht në minutën e 39-të. Kampionit gjerman iu prenë këmbët në minutën e 69-të, kur Virgil Van Dijk shënon për 1:2. Shpresat e Bayernit varrosen në minutën e 84-të, kur Sadio Mane shënon golin e dytë të tij dhe të fitores 1:3 të Liverpoolit. Shaqiri nuk luajti asnjë minutë por iu gëzua këtij kualifikimit të madh të skuadrës së tij dhe në anën tjetër eliminoi ish skuadrën e tij.

Barcelona pa telashe e deklasoi me 5:1 Lyonin dhe marshon tutje. Në minutën e 18-të, Lionel Messi shënon nga penalltia, kurse në atë të 31-të Philipe Coutinho thellon epërsinë në 2:0.


Në minutën e 58-të, Lucas Tousart shënon për Lyonin dhe ngushton rezultatin në 2:1. Minutat e fundit, ishin në dominim të Barcelonës, kur realizojnë Messi në minutën e 78-të, Gerrard Pique në atë të 81-tën dhe Ousmane Dembele (86’), duke e demoluar me 5:1 Lyonin.

Bayern Munich 1-3 Liverpool


Barcelona 5-1 Lyon

Previous Next