Përfaqësuesja e Kosovës në futboll ka debutuar në ciklin eliminator të Kampionatit Evropian “Euro 2020” me një barazim kundër Bullgarisë.
Në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”, Kosova ka barazuar 1:1 me Kombëtaren e drejtuar nga Petar Hubchev.
Kosova ndodhet në Grupin A me Kombëtare si Bullgaria, Anglia, Çekia dhe Mali i Zi.
Ndërkaq, me barazimin e sontëm, Kosova renditet në vendin e tretë me një pike të grumbulluar.
Kështu, djelmoshat e Bernard Challandes e dërgojnë numrin e ndeshjeve pa humbje në 12 duke lënë mbrapa Kombëtare si Brazili, Anglia, Gjermania, Franca, Belgjika e Franca.
Për suksesin e Kosovës tani ka shkruar edhe kompania e basteve “bet365”, duke listuar ndeshjet pa humbje të skuadrave në nivel ndërkombëtar.