Milan ka pësuar humbjen e dytë radhazi në Serie A duke marrë një tjetër goditje të rëndë në luftën për një vend mes katër më të mirëve.
Kuqezinjtë janë mposhtur 1-0 nga Sampdoria, por falë avantazhit të katër pikëve nga Roma, që luan të dielën ndaj Napolit, e kanë të sigurt vendin e katërt për të paktën një javë.
Gjithçka nisi keq për Milan, që ka pësuar gol që në sekondën e 30-të të takimit. Ashtu si në ndeshjen me Inter dy javë më parë, skuadra e Gattuso-s ndëshkohet që në fillim.
Ishte gafa trashanike e Donnarumma-s që i dha mundësinë Defrel të golin e avantazhit vendasve krejt papritur.
Megjithatë, portieri i përfaqësueses italiane nuk mund të cilësohet si përgjegjësi i vetëm për këtë disfatë të ekipit, pasi kishte mjaftueshëm kohë për të përmbysur gjithçka.
Milan nuk arriti t’i shfrytëzonte mundësitë e krijuara dhe në fund të takimit pretendoi për një penallti, por që arbitri Orsato e mohoi pasi u konsultua edhe me VAR.
Sampdoria kishte shumë raste për të mbyllur ndeshjen në pjesën e dytë, por lojtarët e Giampaolo-s nuk u treguan të saktë përpara portës.
Gjithsesi, një fitore me madhe dhe e merituar për vendasit, që ngjiten në vend të tetë.