Një moment ia rrallë ka ndodhur në ndeshjen në mes të Real Valladolidit dhe Real Madridit.
Gjyqtari i ndeshjes, Real Valladolid – Real Madrid, ka hasur në një situatë tejet të sikletshme.
Vendasit kishin shënuar gol në minutën e 14’-të, por që gjyqtari i ndeshjes, Manzano kishte kërkuar të konsultohej me VAR-in nëse ishte pozicion jashtë loje, transmeton lajmi.net.
Gjyqtari kishte pritur disa minuta, pasi askush nuk ishte në dhomën e VAR-it.
Mediat spanjolle kanë arritur ta sigurojnë një foto, ku shihet se askush nuk ishte në dhomë, ndërsa Manzano priste vendimin e tyre.
Rezultati aktual në ndeshjes është 1 me 2 për Real Madridin.
