Mos angazhimin si trajner Jose Mourinho po e shfrytëzon për paraqitje televizive e po ashtu edhe për organizimin e ndeshjeve të futbollit.

Trajneri portugez është i papunë që nga dhjetori i vitit 2018, kur u largua nga Manchester United.


55 vjeçari, së fundi është parë shpesh në studio televizive duke analizuar ndeshje futbolli.

Përveç kësaj, portugezi ka vendosur të shfaqet edhe në fusha të futbollit, por tani si lojtar.

Mourinho, së bashku me djalin e tij ka luajtur një ndeshje futbolli të vogël, ku ish trajneri i Interit, Real Madridit dhe Chelsea, shfaqet i pozicionuar vetëm në mbrojtje, me çdo top që rikthen pas, duke ftuar para kundërshtarët për të shfrytëzuar kundërsulmet, diçka që e aplikon shpesh në skemat e tij si trajner.


Previous Next