Jose Mourinho ka përgëzuar Ole Gunnar Solskjaer, për rikthimin fenomenal kundër PSG-së në Ligën e Kampionëve.

Tre muaj pas largimit nga Manchester United, Jose Mourinho është rikthyer të flas për ish skuadrën e tij, duke përshëndetur punën e pasardhësit të tij.


Manchester United siguroi kalimin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, duke fituar 1:3 në ‘Parkun e Princave’.

“Nëse përgjegjësia në ditët e vështira është për trajnerin, atëherë edhe përgjegjësia në ditët më të mira gjithashtu është për trajnerin”, ka deklaruar Mourinho, përcjell ‘lajmi.net’.

“Rezultatet e Ajax dhe Man United janë rezultate fenomenale”.

“Përgëzime për ta. United, tani ka anën mendore dhe vetëbesimin”.


Previous Next