Carlo Ancelotti ka thënë se nëse do të ishte trajner i Parisit menjëherë pas ndeshjes me Manchester Unitedin do ta gjente një urë për të k*ërcyer
Paris Saint Germain u eliminua nga Manchester United pasi u mposht me rezultat 3-1 në ‘Parkun e Princave’.
Zhgënjimi te lojtarët e Parisit ishte i madh pasi u eliminuan në minutën e fundit të ndeshjes pasi United fitoi një penallti me ndihmën e VAR-it, të cilën në gol e shndërroi Marcus Rashford.
Carlo Ancelotti, ish-trajner i Parisit mbrëmë pas ndeshjes Napoli-Salzburg[3-0] ka dhënë një deklaratë interesante rreth eliminimit të kampionit francez.
Italiani ka thënë se nëse do të ishte në vend të Thomas Tuchel menjëherë pas ndeshjes me Unitedit do ta gjente urën më të afërm dhe do të k*ërcente.
“Ishte e pabesueshme. E pabesueshme. Nëse unë do të isha trajner i Parisit, nuk e di se çfarë do të bëja. Ndoshta do ta gjeja urën më të afërm dhe do të h*idhesha,” ka thënë Ancelotti.