Aaron Ramsey po pret me padurim që të nisë aventurën e tij tek Juventus. Mesfushori uellsian, i blerë nga klubi bardhezi në merkaton e janarit, do të duhet të presë fundin e sezonit për të veshur fanellën e kampionëve të Italisë.


Gjatë kësaj kohë, ai do të kërkojë të japë maksimumin për ngjyrat e Arsenal-it.

Gjithsesi, vendimi i yllit të "Topçinjve" për t'u transferuar tek gjigantët e Serisë A nuk është pëlqyer nga Tony Adams, legjendë e klubit londinez.

"Besoj se është normale që të ketë dëshirë të provojë një eksperiencë të re, por ai është shumë i aftë, - ka thënë ish-mbrojtësi për Sky Sports. - Një lojtar si ai nuk duhet lënë të largohet".

"Nuk e kuptoj pse ka zgjedhur Juventus-in, një skuadër që është shumë më e vogël se Arsenal-i. Ndoshta të tjerët e mendojnë ndryshe, por unë mendoj se Topçinjtë janë më të mëdhenj se bardhezinjtë".


Previous Next