Christian Panucci ka vendosur t’i përgjigjet Ermir Lenjanit.
Anësori ka refuzuar t’i bashkohet Kombëtares Shqiptare, për sa kohë kjo kombëtare drejtohet nga tekniku italian.
Panucci i pyetur rreth kësaj situate, ka thënë se vije të qesh kur i duhet të komentojë shkrimet e lojtarëve në Instagram.
Lenjani tha që nuk vij më sa të jetë Panuçi. Mund të jetë si rasti Xhaka, që rikthehet?
“Lenjani është grumbulluar 6 herë, nga 9 grumbullime. Thirrja e fundit mungoi, sepse nuk ka luajtur. Lenjani nuk i ka shprehur mungesë respekti Panuçit apo Dukës, por Shqipërisë. Më vjen të qesh, të komentoj një lojtar që shkruan një letër në Instagram, dhe ajo që mund të bëj, është të pranoj kërkesën e tij.”