Manchester Utd fiton në stadiumin “Parc des Princes” në Paris me rezultat 3:1 kundër PSG-së dhe avancon tutje. Manchester Utd me rezultat të përgjithshëm 3:3 kualifikohet në çerekfinalen e madhe, pasi që fitorja në Paris me 3:1 e dërgon më tej, ngase sfidën e parë e kishte humb me 2:0 në “Old Trafford”.
Futbollisti belg Romelu Lukaku ka qenë hero i sfidës me dy gola të shënuar së bashku me Marcus Rashford që shënoi në fund nga penalltia. Në minutën e 2-të, Lukaku realizoi për 0:1, por Juan Bernat barazoi 1:1 në atë të 12-të. Sërish në skenë Lukaku dhe shënoi për 1:2 në minutën e 30-të.
Në çastet e fundit, në minutën e 90+4, penallti dhe Rashford i pagabueshëm, shënon për fitoren 1:3 dhe kualifikimin e Manchester Utd. Kjo është bukuria e futbollit, nuk i dihet kurrë dhe PSG e favorizuar mblodhi valixhet për në shtëpi. Manchester Utd në festë të madhe. Mbappe me shokë të trishtuar nga humbja, kurse Lukaku me shokë kremtojnë.