Kanë mbetur vetëm edhe 1 ditë deri te ndeshja e parë kualifikuese për Euro 2020, Kosovë – Bullgari.
Interesimi për të qenë prezent në këtë ngjarje është shumë i lartë.
Qytetarët po vazhdojnë të përfitojnë nga shitja e biletave në tregun e zi, me çmim shumëfish më të lartë.
Në shembullin e mëposhtëm mund të shihni se si bileta e 5 eurove po shitet për 50 euro, madje çmimi është i padiskutueshëm.
Qytetarët po kanë hasur edhe në një tjetër dukuri shqetësuese. Disa biletave nuk ju shkruan fare çmimi, sepse ato janë dhuruar gratis për tifozët Dardanët.
Shumë prej tyre janë duke i shitur ato bileta me çmime të ndryshme. /Indeksonline/