Përfaqësuesja e Kosovës në muajin mars nis ciklin kualifikues për Kampionatin Evropian.
‘Dardanët’, nesër (e enjte) me fillim nga ora 19:00 presin në ‘Fadil Vokrri’ Kombëtaren e Danimarkës për të zhvilluar ndeshje miqësore.
Më 25 mars, Kosova po ashtu në ‘Fadil Vokrri’ pret Bullgarinë, për ndeshjen e parë kualifikuese për Euro 2020.
Në prag të kësaj ndeshje, kryeministri Ramush Haradinaj ka përgatitur një video motivuese për lojtarët e Kosovës.
“Gjithmonë me ty Kosovë!”, titullohet videoja e kryeministrit Haradinaj.