Milot Rashica po vazhdon me paraqitjet e tij të mrekullueshme në Bundesliga. Anësori kosovar ka fituar plotësisht besimin e trajnerit, dhe këtë besim po e justifikon me paraqitjet e tija fenomenale. Ai në ndeshjen që Werder fitoi 4-2 ndaj Schalke në kuadër të Bundesliga, ka shënuar 2 gola si dhe bëri pjesën më të madhe në penalltinë e akorduar për skuadrën e tij. Forma e Milot Rashicës pak ditë para ndeshjeve me Danimarkën dhe Bullgarinë gëzon shumë padyshim tifozët e Kosovës.
Më poshtë shihni golat e tij.