Roma as në ëndërr nuk e ka parë se do të pësoi fiasko si vendas me rezultat 4:1 nga Napoli, në ndeshjen derbi të javës 29-të të Serie A në futboll. Roma qëndrojë 45 minutat e parë, por në periudhën e dytë u përul përpara lojës shumë të mirë të Napolit të mbrojtësit shqiptar Elseid Hysaj, i cili u zëvendësua në minutën e 68-të.


Napoli bëri lojë të madhe dhe e përforcoi edhe më shumë pozitën e dytë, pozitë që si duket do të jetë e paprekshme deri në fund.

Milik shënoi për 0:1 në minutën e 2-të, ndërsa Perotti barazoi shifrat nga penalltia në fund të pjesës së parë. Pjesa e dytë ka qenë në anën e Napolit, ku realizuan edhe tri herë përmes Mertens (50'), Verdi (55') e Younes (81'). Napoli renditet në vend të dytë me 63 pikë, kurse Roma është në vend të gjashtë me 47 sosh, por rrezikon që të mbetet jashtë garave të Champions League.



Previous Next