E bija e Hamëz Jasharit, Besarta Jashari, në kohën e l*uftës ka qenë vetë 10-vjeçare. Ajo është e mbijetuara e vetme e kësaj familje legjendare, që i shpëtoi m*asakrës së 5 marsit të vitit 1998.


Vite më parë në një intervistë për BBC ajo rrëfeu t*merrin që kishte përjetuar, si e mbijetuara e vetme e një dyl*uftimi, ku humbën jetën 59 anëtarë të familjes së saj.

“Ma së pari më kujtohet kur nana u mundojshin me na afru afër vetit mos me na lënë me u frikësu, edhe t’u na jep bukë edhe ujë”, tregon ajo.

Tutje, Besarta flet për momentin më t*ragjik që përjetuan më të dashurit e saj.

“Kjo është dhoma ku jemi kanë gjitha familja, këtu është vendi ku kam qenë unë me nanën e motrat e mia, tjertë gratë e mixhallarëve me fëmijë e gjyshja. Masi janë afru serbët këtu unë kam ardh në drejtim nga kjo dhomë këtu ku u kanë bali Adem i v*rarë, unë kam ardh e jam strehu te maxhja. Ku kanë gjujtë g*ranata ose bume brenda ku janë v*ra të gjithë, mirëpo unë nuk jam plagos, asnjë grrithë nuk e kam marrë prej g*ranatave ose bumeve”, thotë Besarta.

“Unë jam bërë kishe jam e v*dekne, erdhën serbët fillun me i prekë tanë edhe me kqyrë a është dikush gjallë. Më hetuan se unë jam hala gjallë edhe më kanë marrë me kan çu përmbi një fushë që është te shpia”, tregon ajo me lot në sy. Shikoni videon.

Besarta thotë se ka net të tëra që i kujtohet e kaluara e trishtë që e përjetoi.


VIDEO

Previous Next