Virgil Van Dijk, mbrojtësi i Liverpoolit, është një ndër më të mirët në rolin e tij për momentin.

Ai ka shkuar te të kuqtë në janar të vitit 2018 dhe ka sjellë një stabilitet të madh në mbrojtjen e skuadrës së Jurgen Klopp.


Në një intervistë për mediat e vendit të tij, shtatlarti ka rrëfyer disa momente të t*merrshme të jetës së tij.

“Për herë të parë në jetën time, futbolli nuk ka patur asnjë kuptim. Kam parë v*dekjen në sy. Mendoja vetëm se si të isha gjallë. Unë dhe nëna ime u lutëm dhe mendonim shumë skenarë për të ardhmen. Më kujtohet kur isha shtrirë në krevatin e s*pitalit dhe shihja vetëm fije dhe tuba në trupin tim. Ishte sikur asgjë nuk funksiononte. Nuk mund të bëja asgjë, ishte një kujtim ndër më të shëmtuarit në jetën time”, ka thënë Van Dijk.

Më tej ai ka shtuar: “Atë kohë firmosa dhe një testament që shprehte vullnetin tim. Ia lashë mamasë time të gjitha paratë që kisha grumbulluar nëse do të v*disja. Ishte një gjë që duhej bërë edhe pse nuk donim ta mendonim si opsion”.


Previous Next