Gazetari i njohur nga Shqipëria, Blendi Fevziu së bashku me drejtorin e televizionit Klan Kosova, Baton Haxhiu, kanë vendosur që sërish të shijojnë një aventurë me njëri – tjetrin, duke u “dalldisur” në shtetin e Panamsë, konkretisht në vendin e quajtur Comunidad Indigna Embera.
Në videot e publikuara në rrjetet sociale nga Blendi Fevziu, shihet Baton Haxhiu, i shoqëruar nga disa vajza, duke vallëzuar në traditat e shtetit të Panamasë.
Për ta parë videon klikoni këtu
Kjo nuk është hera e parë që të dy këta gazetarë kanë provuar vallëzime të ndryshme të kontinenteve të largëta afrikane.
Para dy vitesh Fevziu dhe Haxhiu kishin provuar vetën në një vallzëzim tradicional nga Kenia.
Kësaj radhe ata dy nuk janë vetëm. Me ta është edhe oligarku i njohur shqiptar Saimir Mane.

