Kombëtarja e Shqipërisë në futboll e ka gjetur rrugën e fitoreve.
Nën udhëheqjen e Ervin Bulkut, pas shkarkimit të Christian Panucci, Shqipëria ka triumfuar ndaj Andorrës, me rezultatin 0:3
‘Kuq e zinjtë triumfuan’ me rezultatin minimal, për të grumbulluar pikët e para në eliminatoret e Euro 2020.
Golin e parë në këtë takim e realizoi bomberi Armando Sadiku, kur po luhej minuta e 21’ e takimit.
Fitoren e Shqipërisë e vulosi sulmuesi tjetër, Bekim Balaj, në minutën e 87 të takimit, kurse për rezultatin përfundimtar u përkujdes Amir Abrashi, në minutën e 90′.
Shqipëria kështu grumbullon 3 pikë në dy ndeshje të luajtura, në kuadër të grupit H në eliminatoret e Euro 2020.