Zvicra startoi me tri pikë të mëdha në kuadër të grupit D të kualifikueseve për Kampionatin Evropian në futboll.
Zviceranët triumfuan me rezultat 2;0 në Tbilisi ndaj Gjeologjisë. Pa yllin kryesor, shqiptarin Xherdan Shaqiri, po ashtu edhe sulmuesin tjetër Admir Mehmedin, që të dytë të lënduar, Zvicra e kaloi pa problem të ashtuquajturën pengesë Gjeorgjia.
Mesfushori Granit Xhaka luajti nga minuta e parë dhe sulmuesin Albian Ajeti nga ajo e 61-ta kur zëvendësoi Gavranoviqin, duke ndihmuar Zvicrën drejt fitores së parë dhe shumë të rëndësishme në hapje të grupit. Futbollisti Steven Zuber shënon për epërsinë e Zvicrës pikërisht në minutën e 57-të. Ai nga rreth 15 metra me një goditje të fortë e përtokë shënon në pjesën e poshtme të majtë të portierit Loria.
Në minutën e 80-të, Zvicra thellon fitoren. Denis Zakaria shënon nga 12-13 metra pas rikthimit të topit nga ana e portierit, 0:2. Xhaka ndëshkohet me karton të verdhë (89’) në fund të takimit
Zvicra është në grup me Danimarkën, Gjeorgjinë, Republikën e Irlandës dhe Gjibraltarin.