Në momentin kur lojtari i mbrojtjes Kevin Mbabu po qëndronte para kamerës, pas ndeshjes, në ekran u tregua flamuri i Shqipërisë, në vend të atij të Zvicrës.

Ndeshja e mbrëmshme në mes të Zvicrës dhe Danimarkës, do të mbetet në analet e futbollit për përmbysjen fatale të rezultatit, në dëm të Zvicrës.


zviceranët deri në minutën 84 po udhëhiqnin me rezultatin 3 : 0 ndërsa në 10 minutat e mbetur rrjeta e tyre u godit plot tri herë. Për këtë arsye rezultati 3 me 3, edhe pse barazim, konsiderohet me të drejtë një debakël për Zvicrën.

Ndërkohë që zviceranët e tronditur pyesin se si pati mundësi të ndodhte kjo kthesë në ndeshje, danezët flasin për “Mrekullinë e Bazelit” dhe për një “comeback epik” të kombüetares daneze.

Mediet zvicerane por edhe ato shqiptare kanë komentuar me të madhe se nxjerrja e Granit Xhakës nga fusha, ka qenë një ndër shkaqet e humbjes së konceptit të lojës në kampin e “Natit”. Por kjo tash nuk ka më rëndësi. Fakti është që Zvicra ka pësuar një goditje të rëndë dhe kjo dëmton sidomos moralin e skuadrës për ndeshjet që e presin.

Një “skandal”, ghjithsesi më i vogël ka ndodhur pas transmetimit të ndeshjes nga Telvizioni Zviceran në gjuhën frënge, shkruan albinfo.ch. Në momentin kur lojtari i mbrojtjes Kevin Mbabu po qëndronte para kamerës, pas ndeshjes, në ekran u tregua flamuri i Shqipërisë, në vend të atij të Zvicrës, njofton 20minuten.ch.


Previous Next