Taulant Binxhia, nga Rinia Kosovare Evropiane ka bërë thirrje për raportimin e llogarisë në Facebook të gazetarit britanik, Graham Phillips, i cili doli hapas se po bën fushatë kundër Kosovës dhe luftës së UÇK’së, shkruan Periskopi.


Binxhia ka kërkuar që të bëhen sa më shumë njerëz dhe t’ia raportojnë faqen në Facebook, në mënyrë që gazetari në fjalë të mos ketë mundësi që aty të shpërndajë propaganda kundër Kosovës.

‘’Shoke e shoqe ky personi ne foto eshte duke bere propagande kunder Kosoves dhe paguhet nga sherbimi Informativ ruse. Menyra per mi ndalu kete gje eshte te raportojme ne Facebook qe ky person mos te kete te drejte te postoj me gjera te tilla. Menyra qysh mi bo raport eshte e ilustruar me foto. Linku i faqe se gazetarit te vetshpallur eshte me poshte. Shperndaje!! P.s ketij personi ju ka blloku Twitter per arsye te njejta’’.

Phillips lëviz lirshëm nëpër Prishtinë dhe derisa e bën një gjë të tillë, i jep vetes liri ta quajë UÇK-në organizatë t*erroriste.

Krejt këto fyerje vijnë nga britaniku i cili thotë se i vjen turp pse i takon këtij kombi për shkakun se vendi i tij ndihmoi UÇK’në dhe pavarësimin e Kosovës.

Phillips ka prodhuar të paktën 10 materiale kundër shtetit të ri të cilat i hedh në YouTube.

Të gjitha i realizon para lapidarëve të UÇK-së dhe simboleve e vendeve të tjera që identifikojnë luftën, lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.


Phillips i pyet qytetarët se pse e pëlqejnë Bill Clintonin të cilin ai e quan k*riminel e i cili sipas tij vrau mijëra serbë të pafajshëm.

Për Klan Kosovën ai tregoi se pse po e lufton Kosovën. Ai mes tjerash tha se erdhi në Kosovë për t’ia treguar botës të vërtetën e këtij vendi. Phillips sipas të gjitha gjasave punon për shërbime nga Rusia.

Ai ka një profil në rrjetin social VK i shfrytëzuar kryesisht në këtë shtet e në të cilin shfaq simpati për të por edhe për Serbinë.

Në fakt, ai më 2014 bëri goxha punë kundër forcave ukrainase.

Ato dhe pozicionet e tyre i xhiroi me dron dhe pamjet ua dërgoi prorusëve. Për këtë shkak Kievi zyrtar e largoi nga shteti me arsyetimin se e rrezikoi sigurinë nacionale. Megjithatë Phillips nuk u ndal pasi hyri në Ukrainë edhe disa herë të tjera.

Më 2016 ambasadorja e këtij shteti në Britani u ankua për veprimtarinë e gazetarit të vetëshpallur të cilin e akuzoi se punon për forcat proruse.

Për dallim nga Ukraina ai për këto punë u dekorua me medalje nga një degë e shërbimit të sigurisë ruse në KSB.

Për atë që po bën Phillips në Kosovë janë të njoftuar një pjesë e strukturave të sigurisë në vend. Shikoni profilin e tij KËTU dhe faqen e tij KËTU më poshtë se si ta bëni report.



Previous Next