Zinedine Zidane i kishte dhënë tri këshilla Florentino Perezit para se të largohej në verën e kaluar.

Zinedine Zidane u largua nga Real Madridi pas suksesit të trefishtë, mirëpo që i kishte dhënë tri këshilla Presidentit, Florentino Perez.


Ish-presidenti i madrilenëve, Ramon Calderon ka zbuluar se trajneri francez i kishte bërë të qartë Perezit tri çështje që klubi duhet të punonte, por që e kishte injoruar, transmeton lajmi.net.

“Të besonin në Keylor Navas dhe mos të kërkonin një numër 1 të ri.

“Ta mbanin Cristiano Ronaldon në skuadër dhe t’i përmirësonin raportet me të.

“Ta lejonin largimin e Gareth Bale.”, ishin tri këshillat e Zidanes për Perezin sipas Calderon.

Por, Presidenti i Real Madridit nuk i mori parasysh këto gjëra, duke bërë që ky sezon të dështoi para kohe.


Previous Next