Neymar Jr. është zgjedhur nga Florentino Perez për të “shëruar” depresionin dhe kaosin sportiv, në të cilën gjenden kampionët e Europës në fuqi, pas humbjeve dhe eliminimit nga dy kompeticione sezonale, në duart e Barcelonës dhe Ajax.


Synimi është për ta marrë transferimin rekord botëror (222 milionë euro) nga PSG në “Santiago Bernabeu”, duke e bërë edhe më të shtrenjtë yllin brazilian.

Siç bën me dije “Sport”, Real Madridi ka gati një ofertë, që do të “thyejë tregun” e futbollit, prej 350 milionë euro. Me këtë shumë mendohet se do të joshet jo vetë ish-lojtari i Barcelonës, por edhe klubi kampion i Francës, që ka kartonin e tij. Neymar ka ende edhe tri vite të mbetura në kontratën aktuale në “Parce des Princes”. Klubi i bardhë e ka kontaktuar tashmë futbollistin brazilian për t’i shpjeguar synimet që ka.

Florentino Perez u kthehet mënyrave të vjetra në merkato dhe, për këtë, do të aplikojë libretin e tij klasik të veprimit. Vënia e “basteve” mbi talentet e rinj e ka sosur durimin e shefit të Real Madridit, pasi u eliminua brenda një jave në “Santiago Bernabeu” nga Kupa e Mbretit dhe Liga e Kampionëve, në duart e Barcelonës së Messit dhe Ajax të De Jong.

Presidenti i të bardhëve është i bindur se oferta e tij, e cila shënon një kulm të ri në historinë e futbollit, do të jetë bindëse për pronarët e PSG, si dhe vetë Neymar Jr., i cili në vitin 2011 dhe 2013 zgjodhi Barcelonën para Real Madrid. Oferta e pagës për yllin brazilian mësohet se vërtitet te 45 milionë euro në sezon, ka do ta përmirësonte atë që merr në Paris (36 milionë).


Kohëzgjatja e kontratës do të ishte prej 5 sezonesh, me një klauzolë rekord të ndërprerjes së saj. Neymar do të bëhej jo vetëm futbollisti më i shtrenjtë në botë (si është tashmë, pasi PSG ka paguar klauzolën 222 milionë euro për të), por edhe më i mirëpaguari; duke arritur Leo Messin.

Previous Next