UEFA i ka dhënë drejt gjyqtarit të ndeshjes Real Madrid 1:4 Ajax, te momenti i golit të tretë të mysafirëve.
Në minutën e 62’, Dusan Tadic shënoi për 1:3, por rrjedhja e aksionit ngjalli shumë dyshime kur Noussair Mazraoui nuk lejojë daljen e topit jashtë vijës, edhe pse në pamje ishte e pamundur të arsyetohet cilido veprim i gjyqtarit.
UEFA në sqarimin e tyre ka thënë se nuk ka pas dëshmi bindëse për të parë nëse topi ka kaluar vijën.
“Nuk kishte dëshmi bindëse se topi ishte tërësisht jashtë vijës nga të gjitha këndet e videove dhe fotografitë janë analizuar me kujdes nga VAR”, thuhet në njoftimin e UEFA-s.
Ajax në fund e fitoi ndeshjen me rezultat 1:4, dhe siguroi kalimin në çerekfinale.