Ilir Bytyqi, vëllai i tre dëshmorëve Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyqi, luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – që u v*ranë pas përfundimit të l*uftës nga f*orcat serbe, në “Përballje” ka folur për rastin e v*rasjes së vëllezërve të tij.


Bytyqi, në emisionin “Përballje” në RTV Dukagjini, ka thënë se institucionet e Kosovës kanë bërë atë që kanë mundur për zbardhjen e rastit të v*rasjes së vëllezërve të tij.

“Nuk ka munguar edhe ndihma nga Amerika, por rasti është në duar të institucioneve serbe dhe ata mund të vendosin drejtësi nëse kanë vullnet”, tha ai.

Ai ka thënë se edhe prindërit e tij janë shumë të dëshpëruar që Serbia i di v*rasësit e djemve të tyre dhe nuk bën hapa konkret për vendosjen e drejtësisë.

“Prindërit e mi janë të lënduar në zemër, pasi procesi ka marrë shumë kohë. Ata e dinë se kush janë k*riminelët. Ata e dinë se Vuçiqi i di k*riminelët, por nuk bën asgjë për t’i vendosur para drejtësisë”, tha Bytyqi.

Veprimtari shqiptar në SHBA, tregon se tashmë ka themeluar edhe një fondacion për vëllezërit e v*rarë Bytyqi, dhe për të gjithë të zhdukurit e tjerë me qëllim që të sensibilizojë popullin për rastin e vëllezërve të tij dhe rastet tjera për të zhdukurit në l*uftën e Kosovës.

“Fondi ka për qëllim të ngrit vetëdijen jo vetëm për rastin e vëllezërve Bytyqi, por për të gjithë të zhdukurit. Komuniteti shqiptar në Amerikë ka dhënë kontribut të madh ndër vite për çështjen shqiptare. Siç e dini ky komunitet ka themeluar edhe “Bataljonin Atlantiku””, tha Bytyqi.


Previous Next