Douglas Costa nuk është në dispozicion për ndeshjen ndaj Atletico Madridit.

Atletico fitoi ndeshjen e parë 2-0 në Wanda Metropolitano, por çerekfinalisti i Ligës së Kampionëve do të përcakohet në ndeshjen kthyese, që zhvillohet sonte nga ora 21:00.


“Douglas Costa nuk do të marrë pjesë, pasi ai u lëndua përsëri në stërvitje,” tha Allegri për Sky Sport Italia këtë mbrëmje.

Sulmuesi brazilian nuk ka luajtur për Juve që nga 2 shkurti.

Alex Sandro është i suspenduar, kurse Sami Khedira, Mattia De Sciglio dhe Juan Cuadrado janë të lënduar.

Previous Next