Juventus ka filluar t’i blindojë disa lojtarë.

Juventus ka filluar t’u rinovojë kontrata disa lojtarëve.

‘Zonja e Vjetër ka arritur marrëveshje me Daniele Ruganin për vazhdimin për vazhdimin e kontratës.


Juventus ka arritur marrëveshje zyrtare me mbrojtësin italian për vazhdimin e kontratës deri në vitin 2023.

Torinasit kanë bërë të ditur se me kontratën e re, Rugani do të fitojë 3 milionë euro në sezon.

24-vjeçari pritej të ishte një lojtar i rëndësishëm i bardhezinjve këtë sezon, por rikthimi i Leonardo Bonuccit ka limituar paraqitjet e tij në vetëm 14 ndeshje.

Megjithatë, Juventus thuhet të ketë refuzuar shifra të frikshme, deri në 50 milionë euro, për të gjatë verës së kaluar.

Ai konsiderohet si pasardhësi i Giorgio Chiellinit dhe deri tani ka luajtur 7 ndeshje me përfaqësuesen italiane.


Previous Next