Një ditë pas shkarkimit të Eusebio Di Francescos nga posti i trajnerit, skuadra e Romës ka emëruar trajnerin e ri.
Claudio Ranieri do të jetë trajneri i ri i ‘giallorossëve’, për pjesën e mbetur të këtij sezoni.
Ranieri më parë kishte nën udhëheqje skuadrën e Fulham, por pasi nuk arriti rezultate të mira, ai u shkarkua.
Ranieri ishte edhe më parë nën drejtimin e Romës dhe aty pati një periudhë tejet të mirë, ku ishte afër dy trofeve.
Ai pati 90 ndeshje, prej të cilave shënoi 50 fitore, pësoi 23 humbje dhe luajti 17 herë baras.
Mbetet të shihet nëse italiani do ta rikthej në formë skuadrën e kryeqytetit të Italisë.