Ajax ka shënuar fitore të madhe në udhëtim te Tottenham Hotspur në Londër, në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Skuadra holandeze ka arritur të triumfojë minimalisht 0-1 ndaj Tottenham të martën mbrëma në ‘Tottenham Hotspur Stadium’.
Kjo fitore minimale, por shumë e rëndësishme, e afron Ajaxin drejt finales së madhe të Ligës së Kampionëve për sezonin 2018/2019.
Goli i vetëm i kësaj ndeshje e që u shënua nga Ajax, erdhi në minutën e 15’ të ndeshjes.
Pas një aksioni të rrjedhshëm, Hakim Ziyech bën një asistim maestral për Donny van de Beek, të cilin e nxori të vetëm përballë portierit Hugo Lloris, duke mos e pasur të vështirë ta dërgonte topin në rrjetë.
Ndeshja e kthimit në Amsterdam zhvillohet më 8 maj, të mërkurën e javës së ardhshme.